E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta Izrael-Gaza, Franca: Të vendoset armëpushim i menjëhershëm dhe i qëndrueshëm

Franca i është bashkuar thirrjeve për një armëpushim “të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm” në luftën Izrael-Gaza.

Ministrja e Jashtme e vendit, Catherine Colonna tha se Parisi është “thellësisht i shqetësuar” mbi situatën në territor.

“Po vriten shumë civilë”, tha Colonna, pasi u takua me homologun e saj izraelit, Eli Cohen në Tel Aviv.

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë bërë gjithashtu thirrje bashkërisht për armëpushim afatgjatë.

Por pavarësisht presionit ndërkombëtar në rritje, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha se ndërhyrja ushtarake është e nevojshme.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 18.700 njerëz janë vrarë dhe 50.000 janë plagosur në enklavë që nga fillimi i luftës në Gaza./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›