Reshjet e dëborës sjellin defekte, OSSH ndërhyn në zonat e Veriut dhe Juglindjes

OSSH kanë ndërhyrë të shtunën për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik në zonat e Veriut dhe Juglindjes, njoftoi Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e energjitikës dhe infrastrukturës.
Që prej mëngjesit të së shtunës kryesisht zonat e Veriut dhe Juglindjes, janë përfshirë nga reshje dëbore dhe erëra të forta.
Pavarësisht kushteve të vështira të motit, grupet e punës së OSSH kanë ndërhyrë për riparimin e defekteve në rrjetin 💡elektrik.
Rajoni i Korçës është stabilizuar, po ashtu edhe Kukësi dhe zonat përreth.
Në disa zona punonjësit e OSSH po vijojnë punën me ritme të kushtëzuara nga moti, në zbatim të sigurisë teknike.
Linjat 35kV dhe rrjeti që furnizon hidrovoret apo institucionet e rëndesisë së veçantë janë në funksion të plotë, përfundon njoftimin zonja Balluku.
/ rtsh.al /