Lufta/ Lirohen dy pengje amerikane nga Hamasi

Dy pengje amerikane, një nënë dhe vajza e saj, janë liruar nga Hamasi. Sipas CNN, të dy i janë dorëzuar Kryqit të Kuq. Ata janë liruar për “arsye humanitare” sepse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore, shkruan CNN, teksa citon një burim.
Është e paqartë nëse ata do të largohen nga Gaza për në Egjipt apo Izrael.
Lirimi i tyre vjen si rezultat i negociatave mes Katarit dhe Hamasit që filluan pasi Hamasi rrëmbeu rreth 200 persona nga Izraeli më 7 tetor.
“Si përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar. Zyra e kryeministrit izraelit nuk ka komentuar. CNN ka kontaktuar me Kryqin e Kuq.
/rtsh.al/