E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzon raketat ruse

Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një numër të paspecifikuar raketash ruse.

Sipas shefit të shtabit të presidentit ukrainas Andriy Yermak në Telegram, të paktën dy nga raketat janë rrëzuar në rajonin jugor të Mykolaiv.

Më herët, kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë ndërpreu energjinë në disa rajone, përfshirë Kievin “për shkak të kërcënimit të një sulmi me raketa”.

Ndërkaq,  SHBA dhe Gjermania siguruan Ukrainën për mbështetje luftarake, ku Berlini do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe do të miratojë eksportin e tyre nga vendet partnere, transmeton CNN. 

Gjermania do të sigurojë në hapin e parë 14 tanke Leopard 2 nga rezervat ushtarake. Po ashtu, edhe SHBA do të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë, të cilat janë ekuivalente me një batalion ukrainas.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›