E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Putin është askushi, nuk negocioj me të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklarura se ai nuk është aspak i interesuar që të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar me të, kur dy vendet ndodhë në luftë me njëra-tjetrën.

Zelensky tha është shprehur se ai “nuk e di se kush i merr vendimet në Rusi” dhe se Moska po gënjen teksa nga njëra “kërkon” paqe nga ana tjetër sulmon Ukrainën.

Kur u pyet nëse një takim me Putin do të ndihmonte në zgjidhjen e luftës, Zelenskyy tha se atij nuk i intereson të takohet me Putinin dhe kërkoi që Rusia të ndalojë luftën dhe të largohet nga vendi i tij.

“Nuk është interesante për mua. Nuk është interesante të takohem,… Unë me të vërtetë nuk e kuptoj se kush i merr vendimet në Rusi. Unë nuk dua të luftoj në territorin rus. Dua që ata të ndalojnë luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të largohen sa më shpejt nga vendi ynë. Mund t’ju them me siguri nëse ata largohen nga territori ynë, lufta do të ndalet. Kjo është e gjitha”, është shprehur ai në një intervistë për Sky News. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›