Lufta, Merkel: Solidariteti im shkon për Ukrainën

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbështetur punën dhe përpjekjen e qeverisë gjermane, BE-së, SHBA-së, NATO-s dhe të tjerëve që synonojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë si pasojë e pushtimin rus, raporton BBC.
“Solidariteti im shkon për Ukrainën e sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe për të mbështetur të drejtën e saj për vetëmbrojtje“, shprehet Merkel.
Zonja Merkel është kritikuar për përpjekjen për t’u angazhuar me Vladimir Putinin e Rusisë gjatë periudhës së saj 16-vjeçare në detyrë, veçanërisht për pranimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Projekti i tubacionit u pezullua përfundimisht nga pasardhësi i saj Olaf Scholz, dy ditë para pushtimit rus.
Angela Merkel u largua nga skena politike në fund të vitit 2021.
/rtsh.al/