OPEC dhe vendet aleate prodhuese, do të rrisin prodhimin e naftës

OPEC dhe vendet aleate prodhuese, do të rrisin prodhimin me 648,000 fuçi në ditë gjatë muajit korrik dhe gusht, duke ofruar lehtësim modest për ekonominë globale që po vuan nga rritja e çmimeve të energjisë dhe inflacionit. OPEC kishte shtuar 432,000 fuçi në ditë çdo muaj për të rivendosur gradualisht shkurtimet e prodhimit nga viti 2020.
Lëvizja për të rritur prodhimin më shpejt se sa ishte planifikuar, vjen pasi rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar dhe benzinës, ka shkuar në një nivel rekord. Egziston frika se çmimet e larta të energjisë mund të ngadalësojnë ekonominë globale, pasi ajo tani ka nisur të dalë nga pandemia.
SHBA e “mirëpriti” vendimin, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet në dispozicionin tonë për të adresuar presionet e çmimeve të energjisë.” Por rritja nuk duket se ka lehtësuar shqetësimet rreth furnizimit, dhe çmimet e naftës u rritën edhe pasi vendimi u shpall sot (të enjten).
(AP)
/rtsh.al/