Lufta/ OKB: Rusia mund të largohet nga marrëveshja e drithërave më 17 korrik

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka dekluar se është i shqetësuar se Rusia do të largohet nga marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi më 17 korrik.
“Jam i shqetësuar dhe ne po punojmë shumë për të siguruar që do të jetë e mundur të ruhet nisma e Detit të Zi dhe në të njëjtën kohë që ne jemi në gjendje të vazhdojmë në punën tonë për të lehtësuar eksportet ruse”, u tha Guterres gazetarëve. .
Moska ka kërcënuar më parë se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk hiqen pengesat për dërgesat e saj të grurit dhe plehrave, transmeton Al Jazeera.
Marrëveshja i lejon Ukrainës të eksportojë produktet e saj bujqësore nga portet e saj të Detit të Zi gjatë luftës.
/rtsh.al/