E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Themeluesi i Mediaset ka mbyllur sytë në spitalin San Raffaele në Milano.

Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë 45 ditor, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Berlusconi kishte katër ditë që ndodhej i shtruar në spital, ku iu nënshtrua testeve lidhur me leuçeminë kronike mielomonocitare, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina mbërritën mëngjesin e sotëm (12 qershor) në spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi (29 shtator 1936 – 12 qershor 2023) shërbeu si Kryeministër i Italisë në tre qeveri nga 1994 deri në 1995, 2001 deri në 2006 dhe 2008 deri në 2011.

 Berlusconi ishte aksioneri kontrollues i Mediaset dhe zotëronte klubin italian të futbollit AC Milan nga 1986 deri në 2017. Ai është mbiquajtur Il Cavaliere (Kalorësi) për Urdhrin e tij të Meritës për Punën ; ai dha dorëheqjen vullnetarisht nga ky urdhër në mars 2014.

Në vitin 2018, Forbes e renditi atë si njeriun e 190-të më të pasur në botë me një pasuri neto prej 8 miliardë dollarësh.

Berlusconi ishte Kryeministër për nëntë vjet gjithsej, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të Italisë pas luftës dhe të tretin më jetëgjatë që nga bashkimi italian , pas Benito Musolinit dhe Giovanni Giolitti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›