E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta Rusi-Ukrainë, Pelosi: Amerika qëndron me Ukrainën derisa të fitohet fitorja

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se Amerika mbështet Ukrainën deri në fitore kundrejt luftës me Rusinë, raporton CNN.

“Amerika qëndron me Ukrainën, ne qëndrojmë me Ukrainën derisa të fitohet fitorja dhe ne qëndrojmë me NATO-n,” u tha Pelosi gazetarëve në Rzeszow, Poloni, pasi u largua nga Ukraina.

Ajo udhëtoi për në Kiev të shtunën për t’u takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky . Pelosi tha se ajo dhe Zelensky diskutuan për ndihmën humanitare dhe financiare gjatë vizitës së saj, e cila zgjati pak më shumë se tre orë.  

Pelosi drejtoi delegacionin e parë zyrtar të kongresit amerikan që vizitoi vendin që nga fillimi i pushtimit rus më shumë se dy muaj më parë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›