Zelensky: Korridori i evakuimit nga Azovstal ka filluar të funksionojë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se korridori jetik për evakuimin e civilëve nga uzina e çelikut Azovstal ka filluar të punojë, raporton CNN. Ai deklaroi se të evakuuarit e parë do të mbërrijnë në Zaporizhzhia të hënën në mëngjes.
Qeveria ukrainase do të vazhdojë të evakuojë njerëzit nga Mariupol të hënën, duke filluar rreth orës 8 të mëngjesit me orën lokale.
Më shumë se 100 civilë janë evakuuar nga uzina e çelikut Azovstal.
/rtsh.al/