Lufta/ Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e robërve të luftës

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për të kryer shkëmbimin e të robërve të luftës. Lajmin e bëri të ditur zyrtarja ruse për të drejtat e njeriut Tatjana Moskalkova pas takimit që pati me kolegun ukrainas Dmitro Lubinec në Turqi.
Moskalkova dhe Lubinec janë takuar në margjinat e konferencës ndërkombëtare të Ombudspersonit në Ankara, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë gjatë takimit të tyre, kishte ndodhur beteja e përgjakshme për qytetin Soledar në lindje të Ukrainës.
Më herët Moskalkova përmes aplikacionit Telegram ka thënë se ajo dhe Lubinec kanë diskutuar për ndihmën humanitare për qytetarët e Rusisë dhe Ukrainës.
Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë realizuar një sërë shkëmbimesh të burgosurve të luftës, ku kanë qarkulluar shumë video, teksa shihen ushtarët ukrainas duke u kthyer në atdhe./rtsh.al/