E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë/ Zelensky u heq nënshtetësinë katër aleatëve të Putinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka hequr nënshtetësinë ukrainase të katër politikanëve.

Zelenksy i ka hequr nënshtetësinë edhe politikanit pro-Kremlinit, Viktor Medvedchuk, i cili u transferua në Rusi vitin e kaluar sipas një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

“Kam vendosur t’u heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovich Derkach, Taras Romanovich Kozak, Renat Ravelijovich Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovich Medvedchuk. Nëse përfaqësuesit e popullit vendosin t’i shërbejnë jo popullit të Ukrainës, por vrasësve që erdhën në Ukrainë, veprimet tona do të jenë të përshtatshme”, është shprehur Zelensky./rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›