E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Ukraina kërkoi më shumë armë, Ministri britanik: Ne nuk jemi “Amazon”

Ndërsa Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky u kërkon vendeve të NATO-s më shumë mbështetje për Ukrainën në samitin e Vilniusit, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i ka kërkuar Kievit të tregojë më shumë “mirënjohje” për sistemet e armëve me vlerë miliona dollarë që po marrin nga shtetet perëndimore.

Duke folur me gazetarët në samitin e NATO-s, Wallace thotë se kishte marrë një listë të re të kërkesave ushtarake nga zyrtarët ukrainas vitin e kaluar dhe u përgjigj duke thënë “ne nuk jemi ‘Amazon’”. Kjo e fundit është një kompani amerikane e fokusuar në shitjet online.

Komentet e Wallace vijnë pasi presidenti ukrainas kishte shprehur zhgënjimin e tij për mos marrjen e një afati kohor për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë në samitin e NATO-s.

Megjithatë, Zelensky mori disa garanci të tjera sigurie dhe falënderoi disa kombe për angazhimin e tyre ndaj përpjekjeve luftarake të Kievit./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›