E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Zelensky: Sulmet ruse synojnë infrastrukturën energjetike, po përgatitemi të përgjigjemi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për sulme masive të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike të Ukrainës nga forcat ruse. Zelensky shton se po merren masat e nevojshme për t’ju përgjigjur këtij sulmi. 

“Ne e kuptojmë se shteti terrorist po përqendron forcat dhe mjetet për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive në infrastrukturën tonë. Para së gjithash, energjia. Në veçanti, për këtë, Rusia ka nevojë për raketa iraniane. Ne po përgatitemi të përgjigjemi, tha presidentim ukrainas.”

Më herët këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak se Ukraina do të “qëndronte” pavarësisht sulmeve ruse në infrastrukturën e saj energjetike, duke shtuar se kjo do të bëhej duke përdorur mbrojtjen ajrore, duke mbrojtur infrastrukturën dhe duke optimizuar konsumin.

Sulmet ruse gjatë muajit të kaluar kanë shkatërruar rreth një të tretën e termocentraleve të Ukrainës dhe qeveria u ka kërkuar ukrainasve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike.

Sergei Kovalenko, CEO i Yasno, një furnizues kryesor i energjisë për kryeqytetin, tha se Ukraina u përball me një deficit prej 32% në furnizimin e parashikuar me energji të hënën. “Kjo është shumë dhe është forcë madhore,” tha ai.

Autoritetet e Ukrainës kanë lëshuar ndërprerje të planifikuara në të gjithë vendin për të stabilizuar rrjetin dhe 17 vende të BE-së kanë dërguar 500 gjeneratorë të energjisë në Ukrainë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u kërkoi banorëve të përgatiten për një skenar të rastit më të keq duke bërë plane emergjente për të lënë qytetin dhe për të qëndruar me miqtë ose familjen. “Nëse keni familje të zgjeruar ose miq jashtë Kievit, ku ka furnizim autonom me ujë, furrë, ngrohje, ju lutemi mbani parasysh mundësinë e qëndrimit atje për një kohë të caktuar”, apeloi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›