Kontrabanda e naftës dhe humbjet në buxhetit e shtetit, kontrollet dhe rezultatet e tyre

A ka kontrabande karburanti në Shqipëri? Sigurisht do të ishte një mashtrim, nëqoftëse do të thuhej që nuk ekziston kontrabanda e karburantit, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë globin. Kjo sfidë e çdo organi ligjzbatues do të ngelet për shumë kohë aktive, sidomos në kushtet kur vlera e arit të zi është në situatën e tanishme. Mjafton të hedhin sytë te fqinjët tanë europianë, Roja Financiare italiane, vetëm pak kohë më parë, zbuloi një skemë kontrabande karburantesh, me rreth 4 milionë Euro dëm, apo fqinjët tanë grekë, të cilët, sipas gazetarëve investigativë të kanalit SKAY, kanë identifikuar përzierjen e benzinës me holluesin e bojës White Spirit, një shkatërrues, jo vetëm i të ardhurave për buxhetin e shtetit, por edhe mjeteve motorike.
Në Shqipëri u përfol se rreth 300 mijë ton karburant kontrabandohen çdo vit. Sasia e frikshme fsheh mbrapa dhe një faturë të frikshme për buxhetin e shtetit shqiptar me rreth 280 milionë U$D. Po sa e mundur është kjo?
Së pari, një koncesionar, i licensuar nga shteti shqiptar me VKM nr 200 datë 13/03/2013 është në treg pikërisht për të kontrolluar fiskalitetin e karburantit në Shqipëri. Ky koncensionar i quajtur Global Fluid International, në bashkëpunim me Petroleum Consulting Partners, kanë për detyrë vërtetimin e çdo litri karburanti që ka paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit shqiptar si edhe testimin në terren për të vërtetuar në qoftë se karburanti është i fiskalizuar ose jo.
Televizioni shqiptar është vënë në dijeni të testimeve të koncesionarit dhe, teknikisht, rezultati i testimeve të tyre mund të merren si nivel testimi tregu.
Në tabelë paraqitet numrin e testimeve totale te kryera si edhe gjetjet me shkelje, raste që mund t’i quajmë karburant kontabandë në periudhën Qershor 2000 – Korrik 2022. E disponojmë këtë tregues nga viti 2014, por duke qenë se ndryshimi është i papërfillshëm, i referohemi vetëm viteve të fundit.
Siç mund te shikohet numri i gjetjeve është minimal (mesatarisht rreth 1% në vit) dhe nuk jep asnjë indikacion, që gjetjet mund të jenë kaq të mëdha sa të na japin, qoftë edhe një risk minimal për të ngritur alarmin. Të mos harrojmë se shifra prej 300,000 tonësh karburant kontrabande është gjysma e sasisë totale të zhdoganuar në një vit në Shqipëri, çka do të thotë se nëse do të ishte e vërtetë, do të kishim që në çdo tre litra karburant, një të jetë kontrabandë, një shifër e pamundur kjo, për të mos u konstatuar në terren.
Sipas opinioneve të ndryshme, më shumë politike, sesa ekonomike, thuhet se këto 300,000 tonë kontrabandë vijnë nga peshkarexhat. Duke marrë të mirëqenë që një peshkarexhë kontrabandon rreth 100 ton karburant, i bie që ajo të bëjë rreth 3000 rrugë me karburant kontrabande në një vit, ose rreth 8 rrugë në dite. Duke pasur parasysh distancat fizike me shtetin fqinjë, kjo ide duke fizikisht e pamundur si për një edhe për tre peshkarexha.
/rtsh/