Lufta e trupit

Hana eshte 19 vjece por jep per 12. Fytyra i qeshet sa fillon flet per kercimin. Aty syte i lagen faqet i marrin nje te kuq te lehte dhe me zor shkeputet nga mendimet. Nuk i thote asgje njeriut qe ka perballe ben pauza te gjata ul syte dhe harrohet ne mendime. Nuk dihet kujt i flet ne qetesine e saj nje nga balerinat me aftesi te kufizuara te kompanise se dancit kontemporan StopGAP te ardhur nga Mbreteria e Bashkuar per te interpretuar ne Akademine e Arteve aktivitet i organizuar nga Keshilli Britanik ne Shqiperi. Hana Hannah Sampson interpretoi bashke me Anna Pearce ne pjesen Zerat hije Shadowed Voices me muzike te Garry James dhe koreografi te Chris Pavia-s nje nga balerinet me aftesi te kufizuar te StopGAP-it. Nje hije ndjek nje grua te vetmuar e torturon ate i krijon gjendje ankthi.
Hana dhe Laura Xhons Laura Jones qe interpreton e ulur ne karrigen me rrota per shkak te nje demtimi ne shtyllen kurrizore jane balerinat qe bene kurioze publikun e Akademise per energjine dhe forcen e tyre ne interpretim pertej mundesive te trupit dhe mendjes se tyre. Hana lufton cdo dite me kujtesen e saj dhe me mundesite qe natyra ia ka kursyer. Gabimi gjenetik qe eshte bere me kromozomet e saj sindroma daun qysh ne lindje nuk ia fik deshiren per jeten. Nuk eshte mbyllur kurre ne shtepi. Ka ndjekur stadet normale te formimit e ndihmuar nga familja dhe tani sapo ka mbaruar kolegjin.
Ne moshen 13 vjecare trokiti ne kompanine e njohur te kercimit ne Mbreterine e Bashkuar StopGAP Dance dhe u be pjese e grupit ne te kercimit. Isha nervoze ne fillim tregon 19-vjecarja qe tani jo vetem eshte aftesuar por jep edhe mesime per fillestaret si per njerezit me aftesi te kufizuara dhe per ata qe nuk kane probleme. Lusi Lucy Bennett balerina qe e shoqeron Hanen ne kafen e mengjesit nje dite pas koncertit tregon edhe per stadet e zhvillimit te Hanes Fillimisht mesoi te kercente me tekniken e duhur u mesua te improvizonte te kercente shpejt te mbante mend kostumet te fliste lirshem te jepte intervista dhe te jepte mesim. Derisa nje vit me pare iu dha e drejta te punonte me kohe te plote ne kompani. Balerina kuptoi jo vetem qe e admironte kercimin por gjithashtu arriti te ndergjegjesohej se ai eshte nje sfide duhet ta njihte skenen te perfeksionohej dhe te specializohej.
Hana e ka te veshtire te kujtoje ngjarje dhe situata i duhet kohe per ti mesuar gjerat ka veshtiresi me komunikimin nuk eshte akoma gati te ngase makinen apo te largohet per kohe te gjate nga familja e saj.
shte hera e pare qe rri larg shtepise larg familjes sime. shte hera e pare qe shkoj jashte ne nje vend tjeter nga i imi pa prinderit e mi. Me mungojne shume nderpret Hana biseden me kolegen e saj e kujdesshme per te saktesuar gjithcka kur flitet per te. Ndjesite jane vetem te sajat.
Per Hanen eshte e huaj pyetja do te thote te ndihesh i ndryshem. Ne kompanine StopGAP te gjithe punojne ne nje skuader njeri mbeshtet tjetrin.
Nuk jane vetem njerezit me aftesi te kufizuara qe bejne per vete ne kercimet e tyre me energjite qe clirojne. Kompania e Dancit Kontemporan StopGAP qe nuk e ka heren e pare ne Shqiperi cdo here ben pershtypje me krijimet e saj me muziken numrat koreografike punen e balerineve te saj. Punohet me cilesi qysh ne fillim. Ne kete prezantim te tyre ne Tirane muzika ishte krijuar nga Jim Pinchen Pedro Navarrete dhe Garry James. Edhe fabulat e krijuara nga koreografe profesioniste shkojne pertej historive te zakonshme duke u thelluar ne boten e brendshme te njeriut. Kishim ne interpretim pjese qe flisnin per vizionet zerat krizat e cmendurise qe ka nje njeri qe ndihet i dobet dhe i sulmuar.
Balerinet e StopGAP duket se nuk kane kane kyce e kocka nuk njohin dhembjen dhe mund te bejne cte duan me trupin e tyre. Po ne i kemi kycet. E gjitha ajo qe duket ne skene eshte nje iluzion. Por e gjitha ka te beje me praktikimin. Ne bejme shume ore studime mendojme gjate per pjeset koreografike per komunikimin mes mendjes dhe shpirtit thote Lusi e cila ka tete vjet qe eshte pjese e kompanise eshte asistente e drejtorit artistik merret me zgjedhje koreografish dhe drejton mesime danci.
do mengjes ajo shkon ne qendren e artit StopGAPne Farnham Malting Surrey.
Punon rreth 9 ore mesim dhe prova punohet para dhe pas shfaqjes. Balerineve u intereson te kuptojne ku kane gabuar cfare mund te permiresojne. Duket se vlera me e madhe qe i mban te bashkuar keta eshte besimi qe kane te njeri-tjetri. Aty meson ti besosh grupit. Nese e perdor trupin ashtu si do eshte sepse e di qe njerezit rrotull teje te vijne ne ndihme. Kur kercen per nje kohe te gjate me nje grup i njeh te tjeret e di sesi reagojne dhe ky komunikim i pelqen audiences.
StopGAP eshte nje kompani danci bashkekohor ne Mbreterine e Bashkuar e krijuar ne vitin 1995 fillimisht me balerine amatore. Ne vitin 2005 ajo u kompletua me balerine profesioniste. StopGap ka balerine permanente Lucy Bennett Sophie Brown Laura Jones Chris Pavia Anna Pearce Hannah Sampson and David Willdridge qe performojne ne te gjithe boten ne Japoni Amerike France Spanje Portugali. Pjeset e trupes jane edhe njerez me aftesi te kufizuar qe marrin mesime kercimi ne kete kompani.