E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lufta filloi nën presionin e Izraelit”, dorëhiqet kreu i anti-Terrorit në SHBA

“Nuk mund ta mbështes me ndërgjeje të pastër luftën në Iran”/ Dorëhiqet kreu i anti-Terrorit në SHBA

Joe Kent, kreu i Qendrës Amerikane për Kundër Terrorizmit, ka dhënë dorëheqjen.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social X, ai shpreh kundërshtinë për luftën në Iran dhe shton se gjithçka filloi nën presionin e Izraelit.

“Nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër luftën në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë dhe është e qartë se kjo luftë filloi nën presionin e Izraelit dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan”.

Konflikti në Lindjen e Mesme është futur sot në ditën e 17-të ndërsa mijëra persona kanë humbur jetën deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›