U refuzua nga NATO, Trump: Jemi vendi më i fuqishëm në botë, nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt

Donald Trump kritikon NATO dhe aleatët e tjerë të SHBA-së, duke thënë se i është thënë që ata “nuk duan të përfshihen” në luftën me Iranin.
Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan shkruan ndër të tjera se: “Ne nuk kemi më ‘nevojë’, apo dëshirë, për ndihmën e vendeve të NATO-s — NUK E KEMI PASUR KURRË!”
Trump deklaroi se, për shkak të “suksesit të madh ushtarak”, SHBA nuk ka më “nevojë” apo dëshirë për ndihmën e aleatëve, duke përfshirë jo vetëm vendet e NATO s, por edhe partnerë si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.
“Në fakt, duke folur si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë deri tani, ne nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt”, theksoi ai.

Këto deklarata vijnë pasi Trump më herët kishte kërkuar ndihmën e aleatëve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike për tregtinë globale të naftës, megjithëse kjo çështje nuk u përmend drejtpërdrejt në postimin e tij të fundit.
Më herët, një zyrtar i lartë i kundërterrorizmit, Joe Kent, dha dorëheqjen për shkak të konfliktit në vazhdim, duke deklaruar se:
“Irani nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë.”
LEXO EDHE: “Lufta filloi nën presionin e Izraelit”, dorëhiqet kreu i anti-Terrorit në SHBA