Lufta kundër ISIS në Siri- SHBA do mbajë hapur vetëm një nga bazat e saj

Gjashtë muaj pasi Bashar al asad u rrëzua nga pushtetit, SHBA po vijon të reduktojë praninë e saj ushtarake në Siri, ku synon të mbyllë të gjitha përveç një baze të saj në atë vend.
Në një intervistë për televizionin turk NTV i dërguari amerikan për Sirinë, Tom Barrak bëri me dije se nga tetë baza që SHBA kishte fillimisht në Siri, në kuadër të task forcës ushtarake të ngritur në vitin 2014 në luftën kundër grupit terrorist të shtetit islamik, ky numër ka shkuar në tre dhe ndërkohë do të reduktohet në një.
Barrak ndërkohë pranoi se Siria përballej me sfida të mëdha të sigurisë edhe nën udhëheqjen e përkohshme të Ahmed al shara, koalicioni i të cilit rrezoi ish-presidentit Assad nga pushteti dhjetorin e shkuar.
Barrak që është edhe ambasador i SHBA-së në Turqi, bëri thirrje për integrimin e grupeve etnike dhe fetare të Sirisë, për të cilat tha se ishte e vështirë t’i bashkoje.
Në muajin prill, Pentagoni njoftoi se SHBA do të përgjysmonte numrin e trupave në Siri në më pak se një mijë.
Gazetare: Elda Pepa
/rtsh.al/