E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta kunder korrupsionit, Rama takon holomologet suedez

Tirane-Procesi i integrimit te Shqiperise dhe zbatimi i konventave te Kombeve te Bashkuara ne lufte kunder korrupsionit ne Shqiperi, ka qene tema e bisedes mes kryeprokurores Ina Rama dhe perfaqesuesve te Ministrise se Jashtme suedeze. Sipas nje njoftimi zyrtar mesohet se Rama eshte ftuar ne Suedi, ku prej dy ditesh ka zhvilluar takime pune. Mesohet se vizita kryhet ne kuader ne kuader te procesit te integrimit dhe shkembimit te informacionit mes dy vendeve, per funksionimin sa me efikas te shtetit ligjor. Rama eshte pritur ne takim nga Drejtori i Divizionit per Ceshtjet e Evropes, Lart Wahlund dhe perfaqesues te tjere te Ministrise se Jashtme suedeze. Mesohet se Rama ka zhvilluar nje takim me prokurorin e Pergjithshem te Suedise, Andres Perklev dhe drejtues te tjere te prokurorise, te krimit te organizuar dhe njesise Antikorrupsion. Ne biseden mes dy homologeve, eshte diskutuar per forcimin e metejshem te bashkepunimit, per ceshtje ne te cilat jane perfshire te dy palet, si dhe per gatishmerine qe autoritetet suedeze i ofrojne pales shqiptare rreth problematikes se komunitetit shqiptar ne Suedi. Rama dhe Perklev, kane biseduar edhe per strategjine mbi luften e perbashket ndaj krimit te organizuar. Kryeprokurorja ka zhvilluar takim me autoritetet e Ministrise se Drejtesise suedeze, si dhe me drejtorin e Pergjithshem te Policise, Beng Svenson.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›