E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Berisha tha disa te verteta ne Parlament

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, e pyetur dje per komentin e saj ndaj akuzave te kryeministrit Berisha ne adrese te kryesocialistit Edi Rama, deklaroi se Parlamenti eshte tempulli i te vertetave te pafshehura. "Une prej muajsh, ose me sakte jane bere vite, qe shkoj fshat me fshat, e qytet me qytet te Shqiperise, duke i kerkuar zonjave, motrave qe te thyejne murin e heshtjes, qe te kene kurajen te thone te vertetat, faktet, ashtu sic i tha kryeministri", deklaroi Topalli. Sipas saj, nuk mund t'ia kerkojme vetem zonjave familjare, grave te thjeshta, pergjegjesia e tyre eshte per t'i thene te vertetat ashtu sic jane. Ajo theksoi se Parlamenti eshte tempulli i te vertetave lakuriq. "Nuk mund t'i fshehim. Jane fakte te forta, para te cilave, nuk mund te heshtim. Ne fakt zerin per te thene keto fakte te rendesishme, keto fakte te forta, duhet ta kishim ngritur me perpara", vleresoi kryeparlamentarja. Ajo vleresoi se s'ka gje me te rende, se te keqtrajtosh ne menyren me te shemtuar bashkeshortet me rradhe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›