E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kundër krimit të organizuar, UNODC, dhuron pajisje për monitorimin

Tiranë, 2 gusht, NOA Krimi i organizuar është një fenomen që prek jo vetëm Shqipërinë por edhe Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane, ndaj është me rëndësi të tejskajshme që të ketë bashkëpunim të ngushtë midis vendeve tona.

Kështu ka deklaruar sot ambasadori i Gjermanisë, në Tiranë, Bernd Borchardt, i pranishëm në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve për monitorimin e krimit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në policinë e Shtetit.

Ambasadori gjerman nënvizoi se Ky projekt, së bashku edhe me projekte të tjera të financuara nga qeveria gjermane, si projekti rajonal në fushën e zbatimit të ligjeve, në mbështetje të Reneas dhe në ndihmë të sistemit gjyqësor në Shqipëri, etj., kanë pasur si qëllim, që të mbështesin Shqipërinë në arritjen e standardeve të përcaktuara në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Javët e kaluara kemi marrë sinjale pozitive nga Brukseli, të cilat tregojnë se Shqipëria po i përmbush standardet e përcaktuara. Qeveria gjermane ashtu si dhe qeveritë e tjera evropiane do ti marrë në konsideratë këto sinjale gjatë analizës së raportit që vlerëson hapat e Shqipërisë në kuadër të këtij procesi, theksoi ambasadori gjerman, Borchardt.

Në këtë ceremoni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, merrte pjesë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Avenir Peka, i cili theksoi se Lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave vazhdon të mbetet një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, dhe vazhdimi i rritjes se kapaciteteve në këtë drejtim u theksua dhe gjatë takimit të fundit të Komitetit Ndërministror, për masat kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe terrorizmit.

Sipas zëvendësministrit Peka, donacioni i sotëm, prokuruar nën financimin e qeverisë gjermane si bashkëfinancuese e projektit, i shërben pikërisht forcimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në mbështetjen, që ata i japin luftës kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst Peka falënderoi në mënyrë të veçantë ambasadorët e vendeve mike të Shqipërisë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për këto projekte të rëndësishme si dhe përfaqësuesit e UNODC, PAMECA dhe ICITAP për kontributin e tyre në këtë drejtim.

Në këtë takim drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, garantoi se këto investime kanë patur një qëllim: rritjen e kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit për të përballuar së bashku fenomenin e krimit të organizuar, i cili është një fenomen global, që përfshin të gjitha shtetet dhe jo vetëm Shqipërinë, për të cilën Kuliçaj, siguroi se të gjitha investimet do të rrisin kapacitetet dhe nivelin e cilësisë së punës së strukturave të Policisë së Shtetit.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27967-lufta-kunder-krimit-te-organizuar-unodc-dhuron-pajisje-per-monitorimin","title":"Lufta kundër krimit të organizuar, UNODC, dhuron pajisje për monitorimin","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›