Lufta kunder varferise me patate
E shendetshme, e lire dhe e lehte per t'u kultivuar - Kombet e Bashkuara e kane shpallur vitin 2008 vitin e patates, me synim shperndarjen e rrenjes se ushqyeshme ne te gjithe boten. Patatet nuk po shkeputen dot nga epiteti i gjelles se te varferve. Keshtu nuk eshte per t'u habitur qe vendet e industrializuara, 300 vjet pas marshimit triumfal te patates, po humbasin interesin ndaj ketij ushqimi baze, te pakten ne formen e tij te thjeshte te paperpunuar. Ne te njejten kohe, patatja po pushton pjesen tjeter te botes, ne radhe te pare vendet ne zhvillim thuhet ne nje raport te Organizates per Ushqimin dhe Bujqesine ne Kombet e Bashkuara ne Rome, qe koordinon "vitin e patates":
Patatet mbillen ne te gjithe boten dhe pas dritherave, orizit dhe misrit, zene vendin e katert ne listen e ushqimeve baze me 315 milione tone prodhim ne vit. Nga keto, gjysma prodhohen ne vendet ne zhvillim. Nderkohe, prodhuesit me te medhenj te patateve ne bote jane Kina dhe India. E megjithese konsumi i patates ne Evrope vazhdon te jete me i larti edhe ne vende si Afrika, konsumi tradicionalisht i ulet gjate dhjete vjeteve te fundit eshte dyfishuar. Gjate vitit 2005, nje evropian ka konsumuar mesatarisht 96 kilograme patate ne vit, nderkohe qe mesatarja per nje afrikan ishte vetem 14 kilograme. Por, sipas specialisteve te Organizates Boterore per Ushqimin, FAO, konsumi duhet te rritet dukshem ne radhe te pare per faktin se kushtet e kultivimit dhe vlerat ushqimore te patates duken se jane shume te pershtatshme per te luftuar problemet e ushqimit ne vendet ne zhvillim. Kombet e Bashkuara per kete mbeshtesin shkolla per bujqit, ne te cilat ata mesojne te luftojne insektet e demshme me gracka per insekte apo armiqte e natyrshem te tyre si p.sh., grenxat parazitare. Me keto metoda perdorimi i ketyre metodave redukton ne menyre te ndjeshme pesticidet. Per specialistet e ushqimit te Kombeve te Bashkuara, perhapja e kultivimit te patates eshte nje shans i mire per te luftuar urine ne rritje ne bote. I vetmi disavantazh i patates eshte se, ne varesi te metodes se perpunimit, jo vetem te ngop, por edhe te shendosh.