"Lufta" me Iranin, SHBA-te konfirmojne ndryshim kursi
UASHINGTON - Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, konfirmoi dje se SHBA kishte ndryshuar qendrim lidhur me ceshtjen berthamore iraniane, duke vendosur te dergonte nje emisar per diskutimet ne Gjeneve. "Eshte nje sinjal i forte per mbare boten se kemi qene shume serioze lidhur me qendrimin diplomatik dhe se do te vazhdojme te jemi", deklaroi Rice. "Vendimi per te derguar nensekretarin e Shtetit, William Burns eshte nje afirmim i politikes qe kemi ndjekur me aleatet tane evropiane qe prej nje fare kohe", shtoi Rice. Prania e numrit 3 te Departamentit te Shtetit, William Burns, ne diskutimet mes shefit te diplomacise se Bashkimit Evropian, Havier Solana, te diplomateve gjermane, franceze, britanike, kineze dhe ruse dhe negociatorit iranian, Saïd Jalili, ne Gjeneve, shenon nje kthese nga ana e Uashingtonit. Ky i fundit, e ka kushtezuar deri tani cdo negocim te drejtperdrejte me Teheranin me nje pezullim te aktiviteteve te tij te pasurimit te uraniumit, qe dyshohet se u sherbejne ambicieve sekrete ushtarake.
Megjithate, Qeveria amerikane thote se i ve nje rendesi te madhe kuptimit drejt te iniciatives se ministres se jashtme Kondoliza Rajs: Dergimi i Berns nuk duhet ne asnje menyre te keqkuptohet si zbutje pozicioni apo kurs negociatash. "Problemet duhet zgjidhur me rruge diplomatike u shpreh zedhenesja e qeverise Dana Perino", duke shtuar: "Por nuk do te kete negociata direkt". Sipas Perinos, "Berns do te marre pjese ne bisedimet per programin berthamor si pjese e bashkesise nderkombetare dhe do te tregoje qe ne u ofrojme iranianeve dy rruge". Sipas Perinos, e para eshte pranimi i paketes se ofertave. Dhe e dyta, sapo te verifikohet qe ata i kane dhene fund pasurimit te Iranit, do te kete negociata.
Nderkohe, ministri i Jashtem iranian, Manouchehr Mottaki deklaroi dje se nuk shikonte pothuajse asnje mundesi qe Izraeli apo SHBA-ja te sulmonin vendin e tij lidhur me programin e polemizuar berthamor. "Mundesia per nje sulm te tille eshte pothuajse zero", theksoi Mottaki, gjate nje vizite njeditore ne Turqi. "SHBA nuk ndodhet ne pozite per te sulmuar Iranin, pasi do te ishte financiarisht shume e kushtueshme dhe do te rriste taksat atje", vleresoi Mottaki.