E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia-Shkupit: S'kemi pakice maqedonase

ATHINE - Kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis, eshte shprehur dje se ne Greqi nuk ka minoritet maqedonas dhe se asnjehere nuk ka pasur nje minoritet te tille. "S`ka minoritet maqedonas ne Greqi. As qe ka pasur ndonjehere. Cfaredo supozimesh per ekzistimin e nje minoriteti te tille jane teresisht pa baza, te motivuara politikisht dhe nuk respektojne realitetet politike ne rajon", shkruan Karamanlis ne pergjigjen per letren qe Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, i drejtoi para disa ditesh, lidhur me ceshtjet e minoritetit maqedonas dhe te drejtat e maqedonasve te debuar nga Greqia. "Sa i takon ceshtjes se pronave, cdo njeri mund t`i shfrytezoje te gjitha mjetet e ligjshme para gjykatave, duke perfshire dhe Gjykaten Evropiane per te Drejtat e Njeriut ne Strasburg", shkruan Karamanlis.

Sipas Kryeministrit grek, letra e Gruevskit "eshte larg nga promovimi i negociatave per emrin dhe marredheniet e fqinjesise se mire me Greqine" dhe "inicion nje numer te madh ceshtjesh inekzistente dhe te paqendrueshme qe varrosin orvatjet e Greqise". "Kjo, po ashtu, ka per qellim perzierjen ne punet e brendshme te nje shteti fqinj dhe devijon nga qellimet e negociatave", thuhet ne letren ku kryeministri grek i pergjigjet homologut te tij maqedonas. Ai shpreh "keqardhje" qe Gruevski ka vendosur ta dergoje letren "ne nje moment kritik te negociatave, kur ndermjetesi Metju Nimic ka prezantuar ide te cilat do mund t`i conin negociatat perpara"."Qe nga viti 1993, Greqia tregon vullnet te mire nen kujdesin e OKB-se, qe te gjendet zgjidhje e ndersjelle dhe e pranueshme per emrin, e cila te mbaje parasysh interesat legjitime dhe ndjeshmerite e dy vendeve. Nje gje e tille eshte deshire e te gjitha vendeve qe marrin pjese ne institucionet euroatlantike, dhe kjo u tha qarte gjate samitit te NATO-s ne Bukuresht dhe ne samitin e BE-se", shkruan Karamanlisi.

Ne pergjigjen qe i drejton Kryeministrit te Maqedonise, ai sugjeron se "e ardhmja e Ballkanit eshte ne BE dhe NATO, dhe jo ne formulat nacionaliste te shekujve te kaluar, qe nje here e pergjithmone duhet te lihen pas". "Historia i cmon lideret sipas menyres me te cilen ata jane perballur me sfidat dhe si i kane pranuar pergjegjesite e tyre. Shume gjera do te varen nga qendrimi juaj pozitiv dhe kendi konstruktiv i trajtimit te ceshtjeve", thuhet ne letren me te cilen Karamanlis, i pergjigjet letres se Gruevskit. Sic kane njoftuar mediat greke, pergjigjen e Kryeministrit grek ndaj letres se Kryeministrit te Maqedonise, Athina do t'ia dorezoje, vec Shkupit, edhe sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, sekretarit te Pergjithshem te NATO-s dhe BE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›