Lufta me Iranin-Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me SHBA-të

Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) po rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara pas luftës së nisur kundër Iranit.
Zeidon Alkinani, drejtor themelues i Institutit Arab Perspectives, deklaron se SHBA injoruan paralajmërimet e aleatëve të tyre në Gjirin Persik lidhur me pasojat e sigurisë dhe ekonomisë nga një sulm ndaj Iranit, duke ndjekur në vend të tyre “interesat gjeopolitike izraelite në rajon”.
“Por ata janë shumë të shqetësuar nga mënyra se si Irani u ndje i sigurt t’i përfshijë ata në ato sulme, pavarësisht nga perspektiva iraniane… Pra, duket se po zhvillohet një rivlerësim shumë i fortë i asaj se ku mund të përputhen SHBA dhe GCC,” tha ai për Al Jazeera.
Në fund të muajit shkurt, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë të gjerë ajrore kundër Iranit (operacioni i quajtur “Epic Fury”), duke synuar instalacione ushtarake, programe raketore dhe udhëheqje.
Sulmet çuan edhe në vrasjen e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei. Irani u përgjigj me sulme masive me raketa dhe dronë jo vetëm ndaj Izraelit dhe bazave amerikane, por edhe ndaj disa vendeve të Gjirit që strehojnë prani ushtarake amerikane.
/rtsh.al/