Lufta me Rusinë, Borrell: Të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës

Bashkimi Evropian do të vijojë të mbështesë Ukrainën edhe në vitin 2023. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka akuzuar në nisje të vitit të ri Rusinë se ka braktisur angazhimet për të drejtat themelore të njeriut ndërsa ka sulmuar Ukrainën dhe sigurinë globale.
“Në vitin 2022, Rusia vendosi të braktisë plotësisht angazhimet për të drejtat themelore të njeriut dhe të sulmojë Ukrainën dhe sigurinë globale Në fund të vitit, Putin përpiqet edhe një herë t’i detyrojë ukrainasit në errësirë me sulme të neveritshme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës, gjithashtu në 2023“, shkruan Borrell.
/rtsh.al/