Zelensky: 2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë

“2023 do të jetë viti i fitores në luftën kundër Rusisë”, kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në mesazhin e tij të Vitit të Ri. Zelensky i bëri thirrje thirrje bashkatdhetarëve të punojnë, luftojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në këto ditë të vështira.
“A keni mall për besim dhe shpresë? Dëshira për dritë? Kjo është brenda të gjithëve ne, edhe kur nuk ka energji elektrike”, furnizimi i së cilës është ndërprerë rëndë nga bombardimet masive ruse. Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë”,tha Zelensky.
Nga ana tjetër, në video-mesazhin e tij të Vitit të Ri presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij nuk do të përkulet kurrë para përpjekjeve perëndimore për të përdorur Ukrainën si një mjet për të shkatërruar Rusinë dhe se vendi i tij po luftonte në Ukrainë për të mbrojtur atdheun dhe për të siguruar pavarësinë e vërtetë për popullin e saj.
Viti i Ri e ka gjetur Ukrainën nën breshërinë e sulmeve raketore. Sulmet raketore kanë goditur Kievin, Pechersk dhe Holosiivsk. Zona të shumta ndërprenë energjinë në mënyrë parandaluese përpara se sulmet me raketa të goditnin vendin.
/rtsh.al/