E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta me Rusinë, Zelenski viziton zonat e vijës së frontit lindor

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky) bëri të ditur sot se ka vizituar zonat e vijës së frontit lindor të Kupyansk-Lyman. Ai tha se vizitoi disa brigada dhe komandantë për të diskutuar situatën në fushën e betejës.

“Secila nga brigadat tona luftarake, çdo luftëtar që shkatërron pushtuesit me çdo hap përpara, pohojnë se fitorja e Ukrainës me siguri do të vijë”, vazhdoi Zelenski.

“Ata janë fuqia. I falënderoj për shërbimin e tyre!”, shkroi Zelensky në postimin e tij në rrjetin social X, transmeton CNN. 

Kjo zonë ka pasur shkëmbime intensive të zjarrit të artilerisë dhe tankeve pasi të dyja palët kanë hetuar për dobësi. Por pak territor është fituar apo humbur në rajon gjatë vitit të kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›