E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta me kartelet e kokainës në Venezuelë, SHBA dërgon avionë luftarakë në Porto Riko

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar pesë avionë luftarakë F-35 në Porto Riko, me qëllimin zyrtar të forcimit të operacioneve kundër trafikut të drogës dhe karteleve që veprojnë në Karaibe.

Agjencia Reuters shkruan se pesë avionë luftarakë F-35 të Forcave Ajrore Amerikane zbarkuan në Porto Riko të shtunën, disa ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e 10 avionëve luftarakë të fshehtë në territorin e Karaibeve, informon

F -35 zbarkuan në ish-bazën ushtarake Roosevelt Roads në Ceiba, Porto Riko. Helikopterë ushtarakë dhe avionë Osprey janë parë gjithashtu në zonë ditët e fundit.

I pyetur në lidhje me avionët, një zyrtar i Pentagonit tha:

“Nuk kemi asnjë ndryshim në qëndrimin tonë ushtarak për të njoftuar në këtë kohë”.

Ky zhvillim erdhi disa ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e 10 avionëve luftarakë të fshehtë në këtë rajon në Karaibe për të forcuar operacionet kundër karteleve të drogës dhe mes përshkallëzimit të vazhdueshëm të tensioneve me Venezuelën.

Javën e kaluar, forcat e armatosura amerikane sulmuan një motoskaf që dyshohet se mbante drogë, duke vrarë 11 persona në bord, të cilët u përshkruan si anëtarë të bandës Tren de Aragua, një pretendim i mohuar nga Karakasi, i cili tha se asnjë nga 11 personat e vrarë nuk ishin trafikantë droge.

Të shtunën, qeveria venezueliane denoncoi ndalimin e paligjshëm të një anijeje peshkimi nga një anije luftarake amerikane.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›