E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta mes bandave të drogës në Meksikë, 43 të vdekur

Kartelet e drogës vazhdojnë të shkaktojnë dhjetra viktima në Meksikë. Pas me tepër se 80 viktimave të vrara javën e kaluar, gjatë 24 orëve të kaluara janë vrarë 43 persona të tjerë. 15 agjentë policie kanë humbur jetën në një pritë në Zitacuaro, në Michoacoan. 29 të burgosur janë viktimat e dhunës e shkembimit të zjarrit që shpërtheu në bugun e Maztlan, në Sinaloa.

Fillimisht u dyshua se narkotrafikantë të burgosur që i përkisnin kartelit "Zetas", u përpoqënm të arratiseshin, por më vonë prokurorët mekiskanë theksuan se shkëmbimi i zjarrit filloi mes bandave rivale në qelitë e burgut.

Masakra në burg ndodhi vetëm pak orë pasi 15 policë humbën jetën në shkembimin me armë zjarri me narkotrafikanëntë në dy rrugë të ndryshme. Në luftime mbetën të plagosur të paktën 15 persona të tjerë.

Të paktën 23.000 vetë kryesisht narkotrafikantë e forca policie kanë humbur jetën në incidente të dhunshme që kur Kalderoni angazhoi ushtrinë për të shpartalluar trafikun e drogës në dhjetor të 2006.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›