Ligji për Inspektimin Financiar Publik
Komisioni parlamentar i ekonomisë ka nisur procedurën e miratimit të ligjit të Inspektimit Financiar Publik. Ky ligj është pjesë e paketës së përafrimit ligjor me Bashkimin Evropian. Ky ligj i ri që ka objekt kontrollin e të gjithë fondeve publike ka në juridiksionin e tij edhe përdorimin e fondeve që vendi përfiton nga projektet me Bashkimin Evropian.
Bazuar në këtë ligj ngrihet një drejtori e posacme e inspektimit publik e cila është në varësi të ministrit të financave. Ky institucion i ri do të jetë përkrah me kontrollin e lartë të shtetit dhe me zyrat e auditëve të brendshëm. Deputetët e të dy forcave politike kanë kërkuar sqarime nga zyrtarët e ministrisë së financave për procedurat e hartimit të projektligjit. Diskutimet rreth projektit do të vazhdojnë edhe në seancat vijuese të komisionit.
Adi Darsi