E Martë, 3 Nëntor 2026

Lufta në Gaza, Erdoan kërcënon Netanjahun: Të kam lënë Allahun, ai do të mallkojë

Lufta në Gaza ka tensionuar sërish marrëdhëniet e brishta mes Turqisë dhe Izraelit. Pas krahasimit të kryeministrit izraelit Benxhamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu) me Hitlerin, këtë herë presidenti turk Rexhep Taip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka thanë se “Ia ka lënë Netanjahun Allahut”.

Në një tubim elektoral më 21 mars, Erdoan kërcënoi se “do ta dërgonte Netanjahun te Allahu që të kujdeset për të, ta bëjë atë të mjerë dhe ta mallkojë”.

Këto deklarata të Erdoan u bënë për shkak të sulmeve që po bëhen në Gaza, ndërsa e cilësoi Hamasin më shumë një rezistencë se sa organizatë terratiste.

“Netanyahu dhe administrata e tij, me krimet e tyre kundër njerëzimit në Gaza, po i shkruajnë emrat e tyre pranë Hitlerit, Musolinit dhe Stalinit, si nazistët e sotëm. Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por më tepër një rezistencë, dhe ne qëndrojmë fort pas tyre dhe [jemi] në kontakt të vazhdueshëm me liderët e tij”, tha Erdoan.

Pas këtyre deklaratave ministri i Punëve të Jashtme, Israel Katz i dha një notë proteste zëvëndësambasadorin turk.

“Kam urdhëruar thirrjen e zëvendësambasadorit turk në Izrael për një qortim të ashpër, në sfondin e kërcënimeve të Erdoganit për të dërguar Netanyahun te Allahu. Do t’i përcjellë një mesazh të qartë Erdoganit: Ju që mbështesni djegësit e foshnjave, vrasësit, përdhunuesit dhe gjymtuesit e Hamasit jeni të fundit që mund të flisni për Zotin. Nuk ka Zot që do t’i dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga miqtë tuaj barbarë nga Hamasi. Hesht dhe ki turp!”, shkruan Katz.

Marrëdhëniet Izrael-Turqi kaluan një periudhë të gjatë të ftohtë në 2008, pas luftës kundër Hamasit dhe marrëdhëniet u shkrinë në vitin 2022 dhe vendet ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike .

Me shpërthimin e luftës aktuale, lidhjet janë prishur përsëri dhe Izraeli tërhoqi në tetor diplomatët e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›