E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lufta në Gaza drejt fundit? Sot pritet takimi i negociatorëve në Doha

Lindja e Mesme dhe jo vetëm është më pritje të finalizimit të marrëveshjes që pritet t’i japë fund luftës që ka ndezur të gjithë rajonin në 15 muajt e fundit.

Negociatorët do të takohen sërish në Doha këtë të martë për të diskutuar  detajet e planit që duket se është më afër finalizimit se kurrë më parë.

Gjatë natës së kaluar, presidenti në largim Joe Biden dhe presidenti i zgjedhur Donald Trump, deklaruan se armëpushimi dhe lirimi i pengjeve tashmë janë të pashmangshëm.
sink

“Marrëveshja do të lironte pengjet, do të ndalonte luftimet, do t’i jepte siguri Izraelit dhe do të na lejonte të rrisim ndjeshëm ndihmën humanitare për palestinezët që vuajtën tmerrësisht në këtë luftë që nisi Hamasi”, THA Biden.

Zyrtarë nga palët e përfshira në konflikt gjithashtu kanë thënë se finalizimi bëhet këtë të martë nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Propozimi që është tashmë në shqyrtim, përfshin disa pika kryesore, fillimisht lirimin e pengjeve për të cilët Izraeli beson se janë gjallë pavarësisht se Hamasi nuk ka bërë asnjë konfirmim zyrtar.

Tërheqjen e ushtrisë nga Rripi i Gazës në disa faza, me forcat izraelite që do të qëndrojnë në kufi për të mbrojtur qytetet dhe fshatrat izraelite.

Futjen e një sasie  të konsiderueshme të ndihmave humanitare për palestinezët që po vuajnë pasojat e luftës në kushte ekstreme. Dhe një tjetër pikë e rëndësishme dhe shumë komplekse është se kush do të drejtojë Gazën pas luftës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›