E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta ne Irak te dhena shokuese. Wikileaks SHBA kishte dijeni per torturat

Shtetet e Bashkuara kane qene te informuara gjate kohes se luftes ne Irak mbi ekzistencen e dokumentave sekrete te ushtrise per keqtrajtime te te burgosurve nga policet irakiane dhe ushtaret amerikane por nuk i kane marre ne konsiderate. Kjo behet e ditur nga rreth 400 mije dokumeta sekrete te publikuara ne faqen e internetit Wikileaks.
Ketyre dokumentave i eshte referuar edhe rrjeti televiziv Al- Xhazira qe ka zbuluar permbajtjen befasuese te tyre. Sipas televizionit satelitor panarab dokumentat sekrete ushtarake tregojne zhvillimet ne periudhen nga janari i 2004 ne 31 dhjetor te 2010 ndersa shton se bilanci i civileve te vrare eshte me i madh nga sa eshte deklaruar.

Al Xhazira permend raporte te ushtrise amerikane ne te cilat shkruhet per lidhjet mes kryeministrit irakian Nuri Al Maliki me te ashtuquajturat skuadra te vdekjes qe perhapen terror ne fillim te konfliktit si dhe perfshirjen e Iranit ne financimin e milicise shiite.

Publikimi i ketyre raporteve eshte denuar ashper nga sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton sipas se ciles nje veprim i tille mund te vere ne rrezik jeten e mijera qytetareve amerikane. Te njejtin qendrim ka mbajtur edhe Sekretari i Pergjithshem i NATO Rasmussen ndersa organizata per te drejtat e njeriut Amnesty International kritikoi SHBA-ne per shkelje te se drejtes nderkombetare me dorezimin e mijera te burgosurve tek autoritetet irakiane.

Wikileaks publikoi ne muajin korrik mijera dokumentave sekrete per gjendjen ne Afgfanistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›