NYT Ratko Mlladic fshihet ne Beograd. Si ia del i kerkuari per krime lufte
Edhe pse kerkohet prej 15 vjetesh nga autoritetet serbe por dhe ato nderkombetare ish- gjenerali i serbeve te Bosnjes Ratko Mlladic vazhdon te shijoje lirine duke jetuar ne fshehtesi ne nje prej lagjeve te Beogradit. I shumekerkuari per krime lufte nga gjykata e Hages jeton ne lagjen Beogradi i ri ne nje pallat me 40 apartamente buze lumit Sava.
Lajmi publikohet nga prestigjiozja Nju Jork Tajms e cila i referohet hetuesve dhe disa ish- miqve te gjeneralit. Ne nje artikull te gjate mbi figuren e Mlladic dhe perpjekjeve te vazhdueshme per arrestimin e tij gazeta shkruan se rrjeti i miqve te besuar te Mlladic eshte reduktuar ne nje apo dy persona qe sipas gjasave mbajne lidhjet me pjestare te ish- ushtrise jugosllave.
Prokurori serb per krime lufte Vladimir Vukcevic shprehet se Mlladic eshte nje i arratisur shume i disiplinuar. Ai qendronte mbyllur ne apartamentin e tij ndersa ushqimet dhe mjetet e nevojshme ia siguronin njerez besnike. Ai jetonte ne nje lagje ku ishin vetem 54 police per 70 mije persona dhe nuk eshte pare kurre te dilte nga banesa qofte edhe ne park. Ai bente nje jete si te ishte ne arrest shtepie rrefen prokurori per gazeten.
Cdo 5 muaj Mlladic leviz nga nje apartament ne tjetrin ne lagjen Beogradi i ri ndersa e kalon muajin me nje shume prej rreth 200 eurosh te cilat i shpenzon per ushqime.
Por edhe pse miqte e tij kembengulin se ai ka vdekur autoritetet e Beogradit thone se do te intesifikojne perpjekjet per arrestimin e ish- gjenaralit cka perben nje nga kushtet kryesore qe do e coje vendin me shpejt drejt anetaresimit ne BE. Azhornuar se fundi e shtune 23 tetor 2010