Lufta në Izrael/ Borrell: Prioritet, ndalimi i dhunës dhe lirimi i pengjeve

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Xhosep Borel (o. Josep Borrell), bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelitë që u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza në mes të një sulmi masiv nga grupi terrorist Hamas.
Përmes një postimi në X, Borel teksa dënon sulmet kundër Izraelit, bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit rajonal dhe ruajtjen e stabilitetit.
“Ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin tonë të sulmeve të tmerrshme kundër Izraelit. Mbrojtja e civilëve është prioriteti më i madh. Pengët duhet të lirohen. Përshkallëzimi rajonal duhet të shmanget dhe të ruhet stabiliteti”, shkruan Borel.
Ambasada izraelite në Shtetet e Bashkuara ka bërë me dije se mbi 100 civilë dhe ushtarë izraelitë janë rrëmbyer.
E gjithë bota ka dënuar ashpër sulmin kundër Izraelit. SHBA, vendet evropiane dhe shumë kryeqytete në mbarë botën dënuan fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
/rtsh.al/