Lufta ne Kore SHBA marreveshje per stervitje ushtarake
Uashington 24 nentor NOA - Pas sulmit me granata kunder Korese se Jugut SHBA i ka siguruar mbeshtetje partnerit te saj te ngushte.
Presidenti i SHBA-se Barack Obama dhe homologu i tij koreanojugor Lee Myung Bak rane dakord per manovra te perbashketa te forcave te armatosura.
Manovra e pare sipas njoftimeve nga Seuli do te zhvillohet diten e diele. Ne te njejten kohe Obama i beri thirrje shteteve aziatike te jene te bashkuar ne qendrimin ndaj Korese se Veriut.
Te gjitha vendet e rajonit duhet ta kene te qarte se vendi komunist eshte nje rrezik serioz dhe i vazhdueshem tha Obama per kanalin amerikan ABC.
Te marten forcat e armatosura koreanoveriore qelluan nje numer te madh granatash mbi ishullin Yeonpyeong. Si pasoje u vrane dy ushtare koreanojugore shume ushtare te tjere dhe civile u plagosen. Nje numer i madh shtepish u dogjen.
NOA/DV