E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohet situata mes dy Koreve

Trupat e dy civileve jane gjetur ne ishullin koreano-jugor te Jeonpjeongut i cili u bombardua dje nga ushtria e Korese se Veriut.

Nga sulmi ne fjale dy ushtare koreano-jugore humben gjithashtu jeten dhe shume te tjere u plagosen pasi predhat e artilierise goditen edhe bazen e tyre ushtarake.

Sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon e ka vleresuar sulmin si ngjarjen me te rende qe prej luftes koreane.

Ndersa presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do qendrojne krah per krah me Korene e Jugut.

Trupat e djegur te dy burrave rreth te 60-ave u gjeten sot ne ishull i cili ndodhet prane kufirit te diskutueshem te Detit te Verdhe.

Sipas rojes bregdetare te Korese se Jugut ata dyshohet se kane qene punetore ne ndertim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›