Lufta në Lindje, turistët drejt Spanjës, shpërthejnë rezervimet në Mesdhe, ndërsa Dubai mbyll hotelin më luksoz në botë

Lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon hartën e turizmit botëror, duke i kthyer Spanjën dhe Portugalinë në destinacionet më të kërkuara të kësaj vere. Miliona udhëtarë po anulojnë fluturimet drejt zonave të konfliktit, duke rritur me mbi 30% kërkesat për hotelet në brigjet spanjolle.
Ndërkohë që Mesdheu Lindor po përballet me valë anulimesh, Spanja pritet të thyejë rekorde të reja me miliarda euro fitime shtesë. Në krahun tjetër, simboli i luksit në Dubai, hoteli Burj Al Arab, ka njoftuar mbylljen e dyerve për një periudhë 18-mujore.
Menaxherët e hotelit sqaruan se kjo ndërhyrje bëhet për një rinovim total, i pari që nga hapja e tij në vitin 1999. Megjithëse stafi mohon lidhjen me dëmtimet nga dronët iranianë në mars, ndërsa koha e riparimeve përkon me rënien e ndjeshme të kërkesës në Emirate.
Aktualisht, konflikti mes SHBA-së dhe Iranit ka goditur rëndë fluturimet dhe tregun e luksit në të gjithë rajonin e Gjirit. Për këtë arsye, shumë turistë po shohin si alternativë të sigurt vetëm jugun e Evropës për pushimet e tyre. Ekspertët e industrisë parashikojnë se ky fluks i jashtëzakonshëm do të gjenerojë rreth 4 miliardë euro më shumë për ekonominë evropiane.
Situata mbetet sfiduese për Lindjen e Mesme, ku edhe ikonat arkitekturore po detyrohen të përshtaten me krizën e re diplomatike, teksa rezervimit duket se tregojnë se vera e vitit 2026 do të jetë sezoni i rekordeve të mëdha për Mesdheun, që ndodhet larg rrezikut të luftës.
/rtsh.al/