Lufta në Siri, çmimi i naftës arrin 112 USD/fuçi
Lufta në Siri con në nivele rekord cmimin e naftës në bursa. Tregjet financiare ndërkombëtare kanë reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në këtë vend dhe cmimi i naftës ka shënuar nivelin më të lartë të dy viteve te fundit. Ari i zi është shkëmbyer ditën e sotme me 112 dollarë për fuci, ndërsa nafta referencë europiane, Brent, arriti në 116 dollarë për fuci. Rritja e cmimit të naftës është rrjedhojë e shqetësimeve se konfliktet në Siri do të përhapen dhe do të kërcënojnë furnizimet në Lindjen e Mesme.
SHBA-të, Franca dhe Gjermania janë afër sulmit ushtarak, teksa ata kanë përgatitur terrenin ligjor për të justifikuar veprimet, pasi Siria u akuzua për përdorimin e armëve kimike. Ekspertet mendojnë se nafta referencë europiane, Brent, mund të arrijë deri në $150 për fuçi, në rast se konflikti do të ndikojë në furnizimin me naftë. Libia ndërkohë ka thënë se prodhimi mund të bjerë nën 200,000 fuçi në ditë, niveli më i ulët që nga koha e protestave kundër Muammar Qaddafi në vitin 2011.
Ekspertet shpjegojnë se tregtuesit duhet të marrin në konsideratë problemet me furnizime në shtetet fqinjë kur fuqitë perëndimore të sulmojnë Sirinë dhe kjo do të ndikojë në rritjen e çmimeve.
(e.m/New24/BalkanWeb)