Lufta në Ukrainë/ Kievi: Rusia ka rrëmbyer shefin e centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Trupat ruse kanë rrëmbyer drejtorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës, thotë rregullatori shtetëror bërthamor i Ukrainës, Enerhoatom.
Sipas tyre, Ihor Murashov u rrëmbye teksa makina e tij po udhëtonte nga objekti për në qytetin e afërt të Enerhodar rreth orës 16:00 me kohën lokale të premten. Më pas atij iu lidhën sytë dhe besohet se u dërgua në një burg në Enerhodar.
Rusia nuk ka bërë komente nëm lidhje me akuzat. Moska kapi centralin më të madh bërthamor në Evropë në mars dhe mbajti stafin e saj ukrainas.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për bombardime të vazhdueshme të uzinës, mes shqetësimeve globale se kjo mund të çojë në një incident të madh rrezatimi në Evropë./ BBC
/rtsh.al/