E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ronaldo, reagimi ndaj humbjes dhe arsyeja pse nuk luajti

Disfatë e rëndë për United, që humbi derbin e Mançesterit nën goditjet e Foden dhe Haaland, autorë të tripletave dhe protagonistë absolutë të ndeshjes. Ai që mund ta shikonte ndeshjen vetëm nga pankina është Cristiano Ronaldo, i mbajtur në bokse nga Erik Ten Hag dhe imazhi i humbjes së Djajve të Kuq. Edhe pse ai as që u fut në fushë, kamerat nuk munguan ta inkuadrojnë në çdo moment kampionin portugez, duke kapur reagimin e tij të dëshpëruar.

Nuk është një kohë veçanërisht e qetë për Ronaldon, nën sulm në Portugali, si dhe në Angli. Ish-juventini e shprehu zhgënjimin e tij në stol gjatë derbit të Mançesterit: kokën në duar në çdo gol të Cityt, CR7 është imazhi i dëshpërimit. “Fytyra e tij i thotë të gjitha”, komentoi Gary Neville në TV britanik.

Ronaldo ka qenë vetëm një herë titullar në Premier League këtë sezon: humbi 4-0 nga Brentford ndërsa ka luajtur tetë herë në të gjitha garat duke shënuar vetëm një gol, me penallti kundër Sheriff Tiraspol në Europa League. Kur u pyet se pse nuk e aktivizoi pesë herë Topin e Artë, Ten Hag shpjegoi se ishte “për respekt për karrierën e tij të madhe”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›