Lufta në Ukrainë/ Lavrov viziton Turqinë javën e ardhshme

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë.
Kryediplomati rus do të vizitojë vendin në datat 6 dhe 7 prill ndërsa temë kryesore e diskutimit do të jetë lufta në Ukrainë dhe dhe zhvillimet në Siri.
Në muajt e fundit, Lavrov ka bërë udhëtime të shumta, ku ka vizituar Afrikën në një përpjekje për të treguar se Perëndimi ka dështuar të izolojë Moskën pas pushtimit të Ukrainës.
Udhëtimi i tij për në Turqi është një tjetër shembull i aleatit të presidentit rus, Vladimir Putin i cili po përpiqet të ruajë marrëdhëniet me kombet e tjera ndërsa pushtuesit rusë mbeten në Ukrainë, transmeton Sky News.
Lavrov është një ndër zyrtarët e shumtë rusë që janë sanksionuar pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
/rtsh.al/