Lufta në Ukrainë, Moska braktis kufomat e ushtarëve për të mos dëmshpërblyer familjet

Asnjë trup për t’u varrosur dhe për këtë arsye asnjë kompensim. Ky është mekanizmi dramatik i vendosur nga rusët, siç raportohet nga Ministria e Jashtme e Ukrainës. “Rusët nuk marrin kufomat e ushtarëve nga fusha e betejës sepse, sipas legjislacionit të tyre, familja e çdo personi të vdekur merr shtatë milionë rubla. Nëse ushtari mungon, pa trup do të thotë pa para”, tha Oleg Nikolenko, Ministri i Jashtëm i Ukrainës.
Sipas agjencisë ruse “Interfax”, në mars Putin deklaroi në Këshillin e Sigurimit rus se familjet e ushtarakëve të vrarë në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” në Ukrainë do të merrnin një shumë të madhe prej 7,421 milionë rubla (rreth 121,000 euro), përveç një tarife mujore.
Shifrat e fundit të publikuara nga Ukraina flasin për më shumë 40.200 të rënë në mesin e ushtarëve rusë që nga shpërthimi i konfliktit./ TGCOM
/rtsh.al/