Lufta në Ukrainë, NATO mblidhet urgjent në Bruksel

30 liderë të shteteve të NATO-s mes tyre dhe kryeministri Edi Rama e presidenti i SHBA, Joe Biden, janë mbledhur të enjten në Bruksel në një samit të jashtëzakonshëm ku po diskutohet për luftën në Ukrainë.
Presidenti ukrainas Zelensky i është drejtuar me një fjalim samitit të jashtëzakonshëm të NATO që është mbledhur në Bruksel ku kërkoi mbështetje të pakufizuar ushtarake. Ai tha se Ukraina po bën një luftë të pabarabartë me rusët që kanë nisur përdorimin e bombave me fosfor.
Përpara këtij Samiti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se kjo situatë që ka ndodhur ka treguar nevojën që shtetet duhet që të investojnë më shumë në mbrojtjen e vendit. Ai ka theksuar edhe një herë që NATO nuk do të dërgojë trupa apo avionë në Ukrainë, sepse dëshiron të shmangë përshkallëzimin e konfliktit.