Korea e Veriut testoi një raketë balistike ndërkontinentale

Korea e Jugut ka bërë të ditur se për të parën herë që nga viti 2017, Korea e Veriut ka testuar një raketë të ndaluar balistike ndërkontitentale. Zyrtarët japonezë thonë se raketa fluturoi për rreth 1100 kilometra duke arritur një lartësi më shumë se 6 mijë kilometra. Ajo ra në ujërat në jug të Japonisë, pasi fluturoi më shumë se një orë.
Kohët e fundit vendi komunist ka shtuar testimin e raketave. SHBA dhe Korea e veriut thonë se disa nga këto testime, të cilat Peniani pretendon se janë lëshime satelitore, janë realisht prova të një sistemi raketor balistik ndërkontinental.
Në 2017-ën, lideri Kim Jong un vendosi një moratorium për testimin e raketave balistike me rreze të gjatë veprimi dhe testeve bërthamore, pas bisedimeve me presidentin amerikan të asaj kohe, Donalld Tramp. Por në 2020-ën, zoti Kim njoftoi se nuk do ta mbante më këtë premtim. OKB vendosi sanksione të rrepta ndaj Koresë së Veriut pas testimeve në të shkuarën të armëve bërthamore dhe balistike.