Lufta në Ukrainë/ Raketat ruse sulmojnë rajonin e Mykolaiv, Zelensky: Një tjetër krim kundër njerëzimit

Një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, vrau të paktën një person dhe la 23 të tjerë të plagosur, tha kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaiv, Vitaliy Kim, në Telegram, raporton CNN.
“Sipas informacionit paraprak, forcat ruse përdorën katër raketa S-300 për të synuar Mykolaiv”, shtoi Kim.
“Sulmi raketor rus në Mykolaiv në orët e para të së enjtes u nis nga Deti i Zi dhe kishte në shënjestër ndërtesat civile”, thanë autoritetet ukrainase.
“Natën, armiku sulmoi Mykolaiv me Kalibr nga Deti i Zi. 4 raketa u lëshuan duke përdorur karakteristikat e terrenit dhe ndryshimet e trajektores për të komplikuar zbulimin. Duke pasur parasysh se kjo është një armë me precizion të lartë që punon në shënjestrimin e koordinatave, është një fakt i dukshëm i terrorizimit të civilëve“, tha Komanda Operative e Ushtrisë së Ukrainës.
Një zyrtar tjetër i qytetit, kryebashkiaku, Oleksandr Senkevych, bëri me dije se “njëra nga raketat goditi një ndërtesë të lartë dhe një tjetër goditi një shtëpi private”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmin në kanalin e tij Telegram, duke e quajtur atë “një krim tjetër kundër njerëzimit”. “Ne do t’i gjejmë të gjithë fajtorët. Do të ketë përgjegjësi për gjithçka”, shkroi Zelensky, duke shtuar se “terroristët nuk do të largohen”, tha ai si reagim.
Sulmi ka lënë janë pa energji elektrike disa shtëpi në qytet.
/rtsh.al/