Papa Françesku u jep grave të drejtën historike për të votuar në mbledhje

Papa do të lejojë për herë të parë gratë të votojnë në një takim global me ndikim të peshkopëve në tetor, lëvizje kjo e cila konsiderohet si historike.
Këto rregulla të shpallura të mërkurën (26 prill), do t’u japin pesë motrave fetare të drejtën e votës në sinod, i cili është një organ këshillues papal. Ndërsa burrat do të vazhdojnë të japin shumicën e votave në tubimin me ndikim.
Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në tubim vetëm si vëzhguese.
Megjithatë, reformat shihen si një ndryshim i rëndësishëm për Kishën Katolike Romake, e cila ka qenë e dominuar nga meshkujt për shekuj.
Konferenca e Ordinimit të Grave me qendër në SHBA, e cila mbron gratë priftëresha, e ka quajtur reformën “një çarje të rëndësishme në tavanin e xhamit me njolla”.
“Për vite me radhë përfaqësuesit dhe peshkopët e Vatikanit rezistuan, duke lëvizur shtyllën me çdo sinod se pse gratë nuk lejoheshin të votonin. Arsyeja e pashprehur ishte gjithmonë seksizmi. Në të ardhmen e afërt, ne shpresojmë që sinodi të vazhdojë të zhvillohet në një organ plotësisht përfaqësues të popullit të Zotit”, shkroi grupi në Twitter, raporton BBC.
Papa Françesku njoftoi se të drejtat e votës do të zgjerohen edhe për 70 anëtarë jo-klerikalë të komunitetit fetar të zgjedhur me votim me ngritje dore, duke e larguar sinodin nga të qenit një mbledhje vetëm e hierarkisë së Kishës.
Papa, i cili ka mbrojtur reformën, ka thënë se ai shpreson se gjysma e tyre do të jenë gra dhe gjithashtu ka vwnw dhe theksin te përfshirja e të rinjve.
“Është një ndryshim i rëndësishëm, nuk është një revolucion,” tha kardinali Jean-Claude Hollerich, organizator kryesor i sinodit.
/rtsh.al/